Borë e madhe në rrugën Pejë-Kullë, qarkullimi po bëhet me vështirësi

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pika e kalimit kufitar Pejë–Kullë është e kalueshme, por me vështirësi për shkak të reshjeve të shumta të borës, transmeton IndeksOnline.

Sipas njoftimit, situata në këtë zonë është rënduar ditët e fundit, duke e bërë më të vështirë qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë, të gjitha pikat e tjera kufitare në vend mbeten të hapura dhe qarkullimi po zhvillohet normalisht