Bedri Hamza më i preferuari, Lashtaku i dyti për ta udhëhequr PDK-në

Pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Telegrafi ka realizuar një sondazh online për të matur opinionin e lexuesve rreth pasardhësit të tij të mundshëm.

Në sondazh, ku kanë marrë pjesë 2,309 votues, shumica prej tyre, 39%, kanë vlerësuar se Bedri Hamza duhet të jetë kryetari i ardhshëm i PDK-së.

Pas tij renditet Sami Lashtaku me 13%, ndërsa Agim Aliu dhe Uran Ismaili kanë marrë nga 11% secili. Vlora Çitaku ka marrë 7%, ndërsa Shaqir Totaj vetëm 3% të votave. Ndërkohë, 15% e pjesëmarrësve kanë zgjedhur opsionin “Tjetër”.

Dorëheqja e Krasniqit erdhi pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, ku ai deklaroi se ka qenë “nder të udhëheqë PDK-në” dhe se partia ka kaluar shumë sfida gjatë kohës së udhëheqjes së tij.

Ai dha dorëheqje pesë muaj pas rizgjedhjes në krye të partisë për një mandat të dytë në qershor të këtij viti.