Banorët e Zajmit në protestë për pronat: Policia e Kosovës e pranishme në terren

Banorët e fshatit Zajm në orën 12:00 nisin protesten për pronat e tyre, shkruan Klina info.

Protestuesit po kërkojnë drejtësi për, siç thonë ata, përkthimin e padrejtë të pronave të tyre në emër të personave nga vende të tjera, pa dijeninë dhe pëlqimin e pronarëve legjitimë.

Ata theksojnë se posedojnë dokumentacion zyrtar që dëshmon pronësinë, por se rastet e tyre po zvarriten prej vitesh pa epilog.

Sipas banorëve, në takimin e fundit me ta, kryetari i komunës, Zenun Elezaj, i ka udhëzuar që për rastet konkrete t’u drejtohen edhe organeve të rendit dhe Prokurorisë, duke inicuar padi për secilin rast të dyshuar të kontestimit të pronës.