Banorët dhe shoferët të revoltuar: Bllokohet rruga në Dollc pa paralajmërim

Pa asnjë njoftim paraprak, rruga kryesore në Dollc është bllokuar sot, duke shkaktuar kolona të gjata dhe irritim të madh te banorët e zonës dhe shoferët që qarkullonin aty.

Sipas informacioneve fillestare, trafiku është ndalur për shkak të një procesi minimi në afërsi, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një sqarim zyrtar për kohëzgjatjen e bllokimit.

Ndërkohë, qytetarët janë shprehur të pakënaqur për ndërprerjen e papritur dhe mungesën e një paralajmërimi që do t’u kishte lehtësuar lëvizjen.

Pritet që rruga të rihapet pas përfundimit të procedurave të sigurisë.