Avokati i Popullit priti në takim përfaqësuesit e banorëve nga fshati Gremnik i Komunës së Klinës

Avokati i Popullit z. Naim Qelaj, priti në takim banorët e fshatit Gremnik të Komunës së Klinës, të cilët shprehen shqetësimet e tyre lidhur me (siç pohuan) veprimet arbitrare të autoriteteve qendrore dhe lokale, për lejimin e operatorit ekonomik për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Klinë. Banorët theksuan se së fundmi autoriteti ekonomik, është pajisur edhe me lejen për gurthyes në të njëjtin lokacion.

Përfaqësuesit e banorëve theksuan se me këto veprime nuk pajtohen banorët e fshatrave përreth lokacionit të planifikuar për ndërtimin e fabrikës së çimentos dhe gurëthyesit, për shkak të rrezikimit dhe ndotjes mjedisore, shkatërrimin e burimeve ujore dhe monumentet kulturore që gjinden në këtë zonë.

Sipas tyre, kundërshtimi i banorëve injorohet vazhdimisht ndërsa vlerësojnë se veprimet e autoriteteve përkatëse janë në kundërshtim me ligjin. Banorët deklaruan se situata mund të eskaloj në konflikt nga revoltimi i banorëve për faktin se zëri i tyre nuk dëgjohet nga askush.

Avokati i Popullit theksoi se do t’i shqyrtoj pretendimet dhe shqetësimet e ngritura nga banorët, se është duke e hetuar rastin në fjalë dhe se do të kujdeset për të mbikëqyr veprimet e autoriteteve kompetente, që të njëjtat të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjet në fuqi, për çdo veprim apo ndikim në mjedis