Atentat me armë në Fushë-Krujë, vriten 3 persona!

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të mbikalimit të Fushë-Krujës ku persona të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë drejt një automjeti.

Panorama.al mëson se një person i paidentifikuar, ka qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt një makine.

Si pasojë e plumbave, kanë mbetur të vrarë tre persona, shoferi, pasagjeri në vendin e parë si dhe një pasagjer që ndodhej në sediljen e pasme të automjetit.

Menjëherë pas ngjarjes, makina ka shpërthyer në flakë./