Astrit Desku dhe Shqipe Pantina mirëpriten në Siqevë, vendlindjen e Alban Rracit

Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Klinë vazhdon takimet me qytetarë në frymën e bashkëbisedimit dhe përgjegjësisë për të ardhmen.

Siqeva, vendlindja e Alban Rracit dhe Astrit Deskut i priti përfaqësuesit e LDK-së me dyer dhe zemra të hapura, duke dëshmuar edhe një herë qëndrueshmërinë dhe besnikërinë e saj ndër vite ndaj vizionit të LDK-së.

Në odën e Sinan Deskut u zhvillua një takim i hapur e konstruktiv, ku u shkëmbyen mendime, këshilla, kritika të shëndetshme dhe sugjerime të çmuara për kandidatët për deputetë nga LDK: Shqipe Pantina (numri 45) dhe Astrit Desku (numri 54).

Diskutimet u zhvilluan në një atmosferë respekti dhe angazhimi të përbashkët për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

LDK Dega në Klinë beson fuqishëm se këta hapa e forcojnë rrugën përpara dhe rrisin shpresën reale për ndryshim pozitiv.

Zgjidh Shpresën.
#LDK123 #ShqipePantina45 #AstritDesku54