Artiola Limani shpall kandidaturën për Asamblenë Komunale të Klinës me PDK

Artiola Limani, kandidate e PDK-së për Asamblenë Komunale të Klinës, ka shpallur sot zyrtarisht kandidaturën e saj, duke prezantuar vizionin për një komunë me më shumë mundësi, barazi dhe zhvillim.

Ky është postimi i saj i plotë në FB:

Të nderuar qytetarë të Klinës,

Krahas angazhimit tim akademik në dy universitete dhe pjesëmarrje në trajnime dhe projekte të shumta profesionale, kam pasur mundesinë të përfaqësoj Kosovën si ‘Young European Ambassador, nga rrjeti Webalkans. Këto përvoja dhe jo vetëm, më kanë dhënë një kuptim të thellë mbi mënyrën se si mund të ndërtojmë politika lokale që reflektojnë standarde europiane që ofrojnë rezultate konkrete për qytetarët.

Sot, shpalli kandidaturën time për Asamblenë Komunale, me synimin që këtë dije dhe përvojë ta vë në shërbim të komunës sonë. Vizionin tim e ndërtoj mbi disa shtylla kryesore:

Fuqizimi i të rinjve përmes mundësive të reja për punësim, inovacion dhe trajnime të avancuara.

Përkrahja e grave dhe vajzave në hapjen dhe zhvillimin e bizneseve të tyre, duke krijuar rrjete mbështetëse dhe qasje në financime.

Krijimi i mundësive në arsim përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare, programeve të shkëmbimit studentor dhe nxitjes së kurseve profesionale moderne që përgatisin të rinjtë për tregun e punës.

Së bashku mund të ndërtojmë një komunë që është qendër e mundësive, BARAZISË dhe PROGRESIT.

“RINIA NË ZEMËR, ZHVILLIMI NË FOKUS”

Voto për VIZION, EKSPERIENCË dhe ANGAZHIM.
Voto PDK, kryetarin Sokol Bashota dhe numrin 23✅ Artiola Limani.