Arben Limanaj me anëtarësinë e degës së LDK-së në Klinë, vizituan familjen e Hasan Dushit

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Klinë, në vazhdën e takimeve vizitoi familjen e kandidatit për asamble, Hasan Dushi, një familje që ka dhënë sakrifica të mëdha gjatë luftës dhe ka shërbyer si bazë e funksionimit të LDK-së.

Me humbje të mëdha gjatë luftës dhe përkushtim të palëkundur, kjo familje simbolizon historinë dhe qëndresën e qytetarëve të Kosovës.

Gjatë takimit, së bashku me kandidatin për kryetar, Arben Limanaj, dhe anëtarësinë e degës së LDK-së në Klinë, u diskutuan problemet e qytetarëve dhe zgjidhjet që ofron programi qeverisës i LDK-së, i cili synon zhvillim, mirëqenie dhe përmirësim të jetës për çdo familje të komunës.

LDK thekson se sakrificat e të kaluarës shërbejnë si bazë për një vizion të qartë për të ardhmen – një Klinë më të fortë, më të zhvilluar dhe më të bashkuar.

#meKlinënPërtej
#ZgjedhjetLokale2025
#LDK113