Albina Kelmendi sonte ngjitet në skenë, këtu mund ta ndiqni LIVE finalen e Eurovision-it

Sot mbahet finalja e “Eurovision 2023” ku do të performojë Albina dhe Familja Kelmendi të cilët përfaqësojnë Shqipërinë me këngën “Duje”.

“Duje” do të jetë kënga e 10-të e cila do të performohet pas këngës përfaqësueses të Suedisë “Tatto”.

Para finales, përfaqësuesja e Shqipërisë, Albina Kelmendi ka kërkuar votat e shqiptarëve.

“Akrepat e orës sa vijnë e afrohen rrahjet e zemrës vijnë e shtohen”, ka shkruar ajo.

Finalen e Eurosong mund ta ndiqni live edhe në kanalin e tyre në Youtube./