Albin Kurti e siguron Dr. Lulzim Dragidellen se tërë Klina do të furnizohet me ujë të pijshëm

Në kuadër të vizitave që po zhvillojmë në Komunën tonë të Klinës, kandidati ynë për Kryetar të Komunës Prof. Dr. Dr. Lulzim Dragidella vizitoi edhe Fabrikën e ujit.

Në këtë vizitë ai ka potencuar: “Klina është ndër qytetet me mungesën më të madhe të ujit. Kurse, uji është i pazëvendësueshëm për jetesë, prandaj për neve do të jetë prioritet në qeverisjen tonë të ardhshme. Furnizimin me ujë në tërë Klinën dhe të të gjitha fshatrat e saj, e kemi edhe garancë nga niveli qendror dhe personalisht nga kryeministri Albin Kurti. Ju siguroj që ditë të mira po vijnë për Klinën”.

Klina meriton më shumë ???