Aksident në Volljakë të Klinës – tre persona të lënduar, dy dërgohen në Spitalin e Pejës, një në Gjakovë

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:20 në fshatin Volljakë të Klinës, ku janë përfshirë dy automjete – mëson Sinjali.

Sipas burimeve nga terreni, nga përplasja tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është dërguar për trajtim në Spitalin e Gjakovës, ndërsa dy të tjerët në Spitalin e Pejës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, të cilat kanë siguruar perimetrin dhe kanë nisur hetimet për rrethanat që çuan në aksident.

Hetuesit e njësisë së aksidenteve trafiku kanë kryer shiqimin teknik të vendit të ngjarjes për të përcaktuar shkakun dhe përgjegjësinë e palëve të përfshira.