Aksident në Strellc të Deçanit, lëndohen pesë persona

Një aksident mes dy veturave dhe një kamioni ka ndodhur në fshatin Strellc të Deçanit, ku janë lënduar pesë persona.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth ores 18:19, Policia është njoftuar se në fshatin Strellc ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete dhe një kamioni. 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente”, tha Gashi.