Aksident mes disa automjeteve në rrugën Pejë-Prishtinë, nuk dihet për të lënduar

Një aksident zingjiror mes disa makinave ka ndodhur rreth orës 9:30 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në afërsi të Fushë Kosovës.

Lexues të portalit Njeshi kanë dërguar foto nga vendi ngjarjes, ku shihet njëra prej veturave që është përplasur me kampionin e një kompanie kosovare.

Nuk dihet për të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.