AKSIDENT I RËNDË NË RRUGËN PRISHTINË-GJILAN, LËNDOHEN PESË PERSONA

Një aksident trafiku ka ndodhur sot gjatë orës 18:30 në rrugën Prishtinë – Gjilan, ku si rezultat pesë persona janë lënduar.

Në aksident janë përfshirë dy automjete. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Gjilan. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime truporë kanë pësuar pesë persona”,

Ajo me tutje ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, derisa me rastin po merret njësiti i trafikut