Uji po e merr rrugën Jashanicë – Resnik nga gypi i ujësjellësit

Banorët e fshatit Jashanicë dhe Resnik kanë një hall të përbashkët.

Ujësjellësi në një rrugë që lidh këto dy fshatra ka shpërthyer, si pasojë e një gypi të ujësjellësit që ka shpërthyer.

I njejti sipas banorëve ka më shumë se një vit që po rrjedhë dhe askush s’është marrë me të.

Pavarësisht se banorët thonë se për këtë është e njoftuar dhe komuna.