Murati: 43 milionë euro janë keqpërdorur për ndërtimin e rrugës  “Prishtinë-Pejë”

Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media ka bërë të ditur se në punimet në ndërtimin e rrugës “Prishtinë-Pejë” janë keqpërdorur 43 milion euro në shpronësimin tokave private.

“Tani kemi edhe dokumentin që dokumenton një keqpërdorim 43 milionë euro, që brenda atyre 43 milionëve ka mjaftë dyshime që me konstatuar se bëhet fjale për falsifikim të 12 milion eurove”, ka thënë Murati.

Ministri Murati, ka bërë të ditur se vendimin për shpronësimin e pronave është bërë 19 shkurt 2019 në Qeverisje Haradinaj.

“Në tabelën e vlerësimit, vlera e tërësishme e shpronësimit ka qenë 31 milion euro, kurse më tutje vendimi është proceduar në kohën kur qeveria ishte në detyrë. Mirëpo problemi është tek vlera e përgjithshme e pronave që miratohen me këtë vendim të Qeverisë, vlera kap shifrën 43 milion euro”, ka thënë Ministri.

Tutje, Ministri ka bërë të ditur këtë gjetje të Zyrës Kombëtare të Auditimit do e dërgojnë në Prokurori.