Short i pamëshirshëm për klubet e Superligës, një ekip nga Liga e Parë do të jetë në finale

Është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës, ku ekipet e Superligë do të luajnë mes vete.

Prishtina, Llapi, Istogu dhe Dukagjini kishin mbetur në garë.

Shorti i ka vënë përballë Prishtinën me Llapin, ndërsa në çiftin tjetër do të takohen Istogu – Dukagjini.

Ndeshjet zhvillohen me 7 dhe 21 prill.

Shorti i gjysmëfinales

Prishtina – Llapi
Istogu – Dukagjini
Ndeshjet zhvillohen me 7 dhe 21 prill.