Për nja kohë të gjatë në rrjet kanë qarkulluar lajme se këngëtarja e njohur, Aida Doçi është fejuar.
Kjo pasi në një imazh në rrjetin social Instagram, ajo shihet me unaze fejese, nga ku edhe ka qenë gjeneza e aludimeve
Por, gjatë ditës së sotme (e diel) janë shpërndarë fotografi të tjera në të cilat shihet organizimi i ceremonisë.
https://www.instagram.com/p/CF70VRvHECK/?utm_source=ig_web_copy_link
Disa ‘fanpage’ të saj kanë ndarë imazhe ku ajo shihet me makijazh të rënde dhe fustan me gurë shkëqyes.
“Urime nusja më e mirë në botë”, ka qenë mbishkrimi i njërit prej komentuesve.
https://www.instagram.com/p/CF71DKEF9Yj/?utm_source=ig_web_copy_link
Sidoqoftë, thuhet se këngëtarja është fejuar me menaxherin e saj, Naser Qeli, me të cilin kanë qenë të pandashëm në paraqitjet e tyre.