Thaçi sot në Klinë, në familjen e komandantit Mujë Krasniqi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon vizitat e përditshme tashmë të tij me qytetarë e familjarë të të dëshmorëve të luftës.

Sot, ai ishte në Klinë, në familjen e komandant Mujë Krasniqi.

Ky është postimi i tij:

Sot në familjen e komandantit Mujë Krasniqi në Klinë. Në anën time të djathtë, babai i Mujës dhe Aliut, axha Halil. Ndërsa, në anën time të majtë, Shpëtimi, ushtar i Kosovës dhe djalë i bashkëluftëtarit Beqir Gashi.

Kënga dhe pushkët e Mujës dhe Beqës nuk u ndalën asnjëherë deri sa ranë heroikisht për lirinë e popullit tonë. Krenar me prindërit dhe fëmijët e heronjve të kombit.