Baci Company sot shënon 20 vjetorin e themelimit të tij

Baci Company sot shënon 20 vjetorin e themelimit të tij. Përvoja shumëvjeçare është tregues e garantues i punës së mirë dhe vullnetit e përkushtimit maksimal ndaj saj. Në këtë ditë të shënuar për kompaninë tonë duam të themi vetëm faleminderit. Faleminderit të gjithë atyre, që ishin me ne përgjatë viteve, klientëve, punëtorëve, miqve e familjarëve. Shpresojmë të kemi mbështetjen tuaj edhe në vazhdimësi dhe urojmë të jemi edhe shumë vite tjera në shërbimin tuaj. Respekt e mirënjohje pafund!