Marketet shkurtojnë orarin e punës nga nesër, kërkojnë që të furnizoheni me kohë

Rrjeti i shitësve me pakicë ka njoftuar se që nga dita e nesërme do të shkurtojnë orarin e punës dhe bëjnë thirrje nga qytetarët që të furnizohen me kohë.Nëpërmjet një njoftimi ata bëjnë të ditur se rrjetet e dyqaneve me produkte ushqimore do të punojnë me orar prej orës 08:00 deri në 20:00 dhe ky vendim do fillojë të zbatohet që nga data 17 mars 2020.

Po ashtu rrjeti garanon furnizim të vazhdueshëm me produkte esenciale dhe ushqime./Njeshi/