Pas Vitisë, Klinës, coronavirusi është konfirmuar edhe në një fshat të komunës së Malishevës.

Bëhet fjalë për një qytetare e cila ka ardhur nga Italia dhe e njëjta ka qëndruar në fshatin Bubavec.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar dy raste të reja të prekura me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar dy raste të reja të prekura me coronavirus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, e prekura është një grua e ardhur nga Italia me datën 1 mars përmes aeroportit të Kosovës.

Ministria ka njoftuar se e prekura nga coronavirusi është e moshës 37 vjeçare dhe ka qëndruar në Itali.

Deri më tash, në Kosovë janë konfirmuar pesë raste që nga dita e djeshme.

Mali i Zi është i vetmi vend në Evropë që ende nuk është prekur nga ky virus.

Tre qytetarë nga komuna e Vitisë, një qytetare nga Klina dhe një nga Malisheva.
5.604 persona deri më tani kanë vdekur në gjithë botën nga ky virus,  mbi 1 mijë e 400 raste janë duke u testuar, dhe mbi 73 mijë persona të tjerë janë shëruar.