Ministrja Pacolli: Nis procesi për rregullimin dhe kontrollin e gurthyesve në vend

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se ka filluar procesi i trajtimit të dokumentacionit për gurthyesit që operojnë në vend, transmeton Klina Info.
Sipas saj, ky hap synon vendosjen e rendit dhe ligjshmërisë në një sektor me ndikim të drejtpërdrejtë në mjedis dhe në jetën e qytetarëve.
Procesi përfshin verifikimin e plotë të përmbushjes së kushteve ligjore dhe mjedisore nga operatorët, me qëllim garantimin e standardeve më të larta të funksionimit.
Në këtë nismë janë të përfshirë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët po e monitorojnë nga afër ecurinë e gjithë procesit.
Njoftimi i saj i plotw:
Ka filluar procesi i trajtimit të dokumentacionit për gurthyesit që operojnë në vendin tonë, si një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së rendit dhe ligjshmërisë në këtë sektor me ndikim të drejtpërdrejtë në mjedis dhe jetën e qytetarëve.
Ky proces synon verifikimin e plotë të përmbushjes së kushteve ligjore dhe mjedisore nga ana e operatorëve, duke garantuar standarde më të larta në funksionim e tyre.
Në këtë proces janë të përfshirë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët po e monitorojnë nga afër çdo hap të tij.