Bisedimet e paqes ShBA-Iran ‘në rrugën e duhur për nesër’

Një tjetër raund bisedimesh paqeje midis ShBA-së dhe Iranit është “në rrugën e duhur për nesër”, raporton agjencia e lajmeve Reuters,

Duke cituar një burim të paidentifikuar pakistanez, Reuters shtoi se kishte vrull për rifillimin e negociatave dhe “gjërat po ecin përpara”.

Burimi shtoi se vetë Donald Trump mund të merrte pjesë në bisedime personalisht ose virtualisht nëse do të nënshkruhej një marrëveshje.