Iu dha lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së nga Gremniku, Brahim Toqani

Sot i është dhënë lamtumira e fundit veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Brahim Toqani nga fshati Gremnik i Klinës.

I ndjeri, i lindur më 25 shkurt 1966, ishte pjesë e Brigadës 122 “I. Krasniqi”, duke dhënë kontribut të çmuar në luftën për lirinë e vendit.

Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, bashkëluftëtarë si dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega në Klinë. Ceremonia u udhëhoq nga kjo degë, në krye me Hajdin Balajn, ku u vlerësua lart figura dhe sakrifica e të ndjerit.

Veterani Brahim Toqani u varros në vendlindjen e tij në Gremnik, mes dhimbjes së familjarëve dhe nderimeve të shumta nga të pranishmit.