Prangosen tre burra në Gjakovë, kapen me drogë

Sipas raportit policor, gjatë orëve të vona të së enjtes, në Gjakovë janë arrestuar tre burra, sepse të njëjtit dyshohen për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Të dyshuarit në veturë posedonin 52.85 gram të llojit marihuanë, 5.63 gram të llojit kokainë si dhe një peshore për matjen e tyre.

Përveç substancave narkotike, të dyshuarve iu janë konfiskuar edhe 485 euro para të gatshme, vetura dhe tre telefona mobil.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.