MINT-i njofton për çmimet maksimale të derivateve për sot, nafta 1.91 euro dhe benzina 1.47 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme. Sipas njoftimit, nafta do të shitet deri në 1.91 euro për litër, benzina deri në 1.47 euro për litër, ndërsa gasi deri në 0.82 euro për litër.