Të shtëna me armë zjarri në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë pasi që ai pas një mosmarrëveshjeje mes dy të dyshuarve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, mirëpo pa ndonjë pasojë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e kalibrit 7.62 , një gëzhojë 7.62 dhe pesë fishekë të të njëjtit kalibër. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë për veprën “Kanosje’’ lirohen në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime./