Klina feston Bajramin, 2 mijë dhurata dhe befasi për fëmijët

Në prag të festës së Bajramit, në Klinë do të organizohet një aktivitet festiv i dedikuar për më të vegjlit, ku do të shpërndahen mijëra dhurata me ëmbëlsira, shkruan Klina info.

Ky organizim vjen nga hoxha Blerim Musliu, i cili ka bërë të ditur se festa do të mbahet në mbrëmjen e nesërme, në kuadër të Natës së Bajramit.

Sipas tij, janë përgatitur rreth 2 mijë dhurata për fëmijët, ndërsa nuk do të mungojnë as befasi të tjera për pjesëmarrësit.

Aktiviteti do të nisë nga ora 19:00 në qendër të qytetit dhe pritet të mbledhë një numër të madh familjesh, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë festive për fëmijët në këtë ditë të veçantë.