Presidentja po pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese, para se ta caktojë datën e zgjedhjeve

Presidentja Vjosa Osmani ende nuk e ka nënshkruar dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve, pasi është në pritje të vendimit të Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës. Kështu ka bërë të ditur këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, i cili tha se presidentja i ka informuar edhe partitë politike gjatë takimit konsultativ për këtë qëndrim.

Sipas tij, nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson të nevojshme vendosjen e një mase të përkohshme, presidenca e mirëpret një vendim të tillë.

Megjithatë, ai theksoi se një masë e përkohshme nuk paragjykon vendimin përfundimtar të gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit për zgjedhjet.

Në deklaratë ritheksohet se presidenca do të veprojë në përputhje me vendimet dhe interpretimet e Gjykatës Kushtetuese.