Kryetari Elezaj hap kapitull të ri bashkëpunimi me UNDP për zhvillimin e Klinës

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka pritur në takim zyrtar Nuno Queirós, Përfaqësues i Përhershëm i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, si dhe Alban Kryeziun, Menaxher i Programeve në UNDP, transmeton KLINA info.

Gjatë takimit, palët kanë diskutuar prioritetet e komunës për këtë mandat, me theks të veçantë mbështetjen e bizneseve të vogla dhe zhvillimin e sektorit privat si shtylla kryesore e rritjes ekonomike lokale.

Elezaj e ka falënderuar z. Queiros për vizitën dhe ka theksuar gatishmërinë e komunës për bashkëpunim të mëtejmë me UNDP-në në realizimin e projekteve konkrete zhvillimore.

Statusi i tij i plotë:

Takim zyrtar me Nuno Queirós, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë

Kisha kënaqësinë të pres në takim zyrtar Nuno Queirós, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP në Kosovë, dhe Alban Kryeziun, Menaxher i Programeve në UNDP.

Diskutuam prioritetet e komunës për këtë mandat, me fokus mbështetjen e bizneseve të vogla dhe zhvillimin e sektorit privat.

E falënderova z. Queirós për vizitën dhe theksova gatishmërinë e komunës për bashkëpunim.

Në takim ishte e pranishme edhe Albertina Preni, fituese e çmimit Draw Your Line Award, nxënëse e Shkolla e Mesme Luigj Gurakuqi në Klinë.

Ne do t’i vazhdojmë diskutimet dhe bashkëpunimin me projekte konkrete në të ardhmen.