Vazhdon intervistimi për dyshimet për manipulim votash në Klinë

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të vazhdojë intervistimi i personave përgjegjës për procesin e numërimit të votave në Komunën e Klinës.Sipas njoftimit zyrtar, intervistimet po zhvillohen në kuadër të hetimeve lidhur me dyshimet për manipulim të votave, përkatësisht të rezultateve të kandidatëve të subjekteve politike në këtë komunë.Prokuroria ka bërë të ditur se ka autorizuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, duke përfshirë intervistimin e personave të përfshirë në procesin e numërimit

“Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë intervistimin e personave në këtë proces”, thuhet në njoftim.Institucioni i akuzës ka theksuar se mbetet i përkushtuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për garantimin e ligjshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor.Për zhvillimet e mëtejshme, Prokuroria ka bërë të ditur se opinioni publik do të njoftohet me kohë.Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit më 19.01.2026 ka njoftuar se në komunat ku ka përfunduar rinumërimi do të nisë grumbullimi i informatave dhe sigurimi i provave për dyshimet për keqpërdorime në procesin zgjedhor

Koordinatorja nacionale për zgjedhje, Laura Pula, ka kërkuar nga kryeprokurorët që të sigurojnë prova relevante për të verifikuar nëse ka elemente të ndonjë vepre penale që lidhet me zgjedhjet