Vdes i riu kosovar Valdon Haziraj nga Tërdeci, që po shërohej në Gjermani

Ka ndërruar jetë i riu kosovar Valdon Haziraj nga fshati Tërdec i Drenasit, i cili po qëndronte për trajtim mjekësor në Gjermani.

Sipas informacioneve të siguruara, i ndjeri ishte duke u trajtuar nga një sëmundje e rëndë, ndërsa familjarët kishin shpresuar në përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Fatkeqësisht, ai ka ndërruar jetë, duke lënë pas dhimbje të madhe tek familja, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin.

Ngushëllime familjes Haziraj dhe gjithë të afërmve të të ndjerit.