Pas raportimit të Klina.info rregullohet trotuari në rrugën “Haxhi Zeka”

Pas raportimit të Klina.info lidhur me dëmtimin e trotuarit në rrugën “Haxhi Zeka” në Klinë, sot është bërë ndërhyrja dhe trotuari është rikthyer në gjendjen e mëparshme.

Kubëzat e hequra janë vendosur sërish dhe pjesët e dëmtuara janë rregulluar, duke eliminuar rrezikun për banorët e lagjes, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me karroca.

Klina.info falënderon qytetarët për besimin dhe institucionet për reagimin, duke mbetur e përkushtuar në adresimin e shqetësimeve të komunitetit.