Plagosja në qendër të Klinës, dy të plagosurit u rrahen/ Detaje tjera

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur sot në qendër të Kline, pranë Sheshit “Nënë Tereza”, ku dy persona mbetën të plagosur me thikë, bëjnë burime të Klina info.

Sipas dëshmitarëve, konflikti filloi brenda një lokali dhe më pas u zhvendos jashtë, ku njëri prej personave përdori thikën ndaj të tjerëve. Dy të plagosurit u panë të gjakosur nga kalimtarët, ndërsa autori dyshohet se u largua nga vendi i ngjarjes.

Të plagosurit u dërguan fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kline dhe më pas u transferuan në Spitalin e Pejës. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë e ditur ende, pasi nuk ka pasur ende një prononcim nga mjekët.