Rrëshqitja e gurëve ndalon trenin Klinë-Prishtinë, qarkullimi rifillon nesër

Ndërmarrja publike Trainkos Sh.A. ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka ndodhur një rrëshqitje e gurëve, dhe si pasojë treni i ditës së sotme në relacionin Klinë-Prishtinë nuk do të mund të qarkullojë.

Sipas njoftimit, treni Pejë-Prishtinë do të vazhdojë të qarkullojë nga nesër, me datë 06.01.2026, sipas orarit të rregullt.