Cerroviku i Klinës tejmbush shkollën në mbështetje për PDK-në dhe Gazmend Maliqaj

Cerroviku i Klinës u shndërrua në një qendër të fuqishme mobilizimi politik, ku hapësirat e shkollës nuk arritën të nxenin të gjithë qytetarët e mbledhur në mbështetje të Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Në këtë tubim, u vlerësua roli organizativ i kryetarit Sokol Bashota, për të cilin u tha se edhe sonte “na nderoi me udhëheqjen e organizimit politik që bëri”.

Në postimin e tij, kandidati për deputet i PDK-së, Gazmend Maliqaj, i cili garon me numrin 31, theksoi se Kosova po rikthehet në rrugën e zhvillimit:

“Kosova po kthehet në binaret e vet zhvillimor, aty ku e kishin lënë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi me shok.”

Postimi përmbyllet me mesazhin mobilizues të fushatës:
“Bashkë. Përpara.”

Tubimi në Cerrovik u cilësua si dëshmi e përkrahjes së madhe për PDK-në dhe kandidatët e saj, përfshirë edhe Bedri Hamzën (1) dhe Gazmend Maliqajn (31), në prag të zgjedhjeve.