Luigj Ademi takon qytetarët e Drenocit, Dugajevit dhe Poterqit: Premton punë dhe përkushtim

Kandidati për deputet nga AAK, Luigj Ademi, i cili në listën zgjedhore të partisë ka numrin 37, mbrëmë zhvilloi një takim me qytetarët e Bashkësive Lokale Drenoc, Dugajev dhe Poterq (i epërm dhe i ulët).

Gjatë bashkëbisedimit, Ademi premtoi punë të vazhdueshme, përkushtim dhe angazhim për të adresuar nevojat dhe shqetësimet e banorëve të këtyre zonave. Ai theksoi rëndësinë e zhvillimit lokal, përmirësimit të infrastrukturës dhe krijimit të mundësive të reja për të rinjtë dhe bizneset e vogla.

Sipas Ademit, dialogu i drejtpërdrejtë me qytetarët është baza për të kuptuar sfidat reale dhe për të ofruar zgjidhje konkrete, duke theksuar se pjesëmarrja aktive e qytetarëve është thelbësore për një të ardhme më të mirë për gjithë vendin.