Arta Pantina viziton OVL-në në Klinë, vlerëson sakrificën e bashkëluftëtarëve të babait

Kandidatja e PDK-së për deputete, Arta Pantina, ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës (OVL), dega në Klinë, ku ka zhvilluar një takim me bashkëluftëtarët e babait të saj.
Pantina e ka cilësuar këtë vizitë si një nder të veçantë, duke theksuar se gjatë takimit ka ndier peshën e sakrificës, dinjitetin e luftës dhe krenarinë që bartin veteranët. Ajo vlerësoi kontributin e tyre si të paçmueshëm për lirinë e vendit.
Statusi i saj i plotë:

Ishte një nder i veçantë të jem pranë bashkëluftëtarëve të babait në OVL – Dega në Klinë. Aty ndjeva peshën e sakrificës, dinjitetin e luftës dhe krenarinë që bartin ata burra. Kontributi i tyre është i paçmueshëm dhe takime të tilla nuk janë vetëm kujtim janë emocione që të prekin shpirtin dhe të rikujtojnë çmimin e lirisë