Agron Bacaj nga Zajmi: Vota për Ramush Haradinajn është votë për sigurinë dhe të ardhmen e Kosovës

“Vota juaj për Ramush Haradinajn është votë për siguri!”
Me këtë mesazh iu drejtua bashkëfshatarëve të tij nga fshati Zajm, Agron Bacaj, ish-zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe drejtor aktual i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, që mbanë numrin 30.

Gjatë këtij takimi, Bacaj theksoi rëndësinë e mbështetjes për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe për kandidatët e saj, duke vënë në pah përfaqësimin e denjë të Klinës në Kuvend. Ai kërkoi unitet dhe përkrahje për të gjithë kandidatët e propozuar nga Klina, pa anashkaluar asnjëherë numrin 1, liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, si simbol i vendimeve të mëdha dhe i sigurisë për vendin.

Takimi u zhvillua në një frymë të hapur bashkëbisedimi, ku u riafirmua besimi se vetëm përmes njerëzve me përvojë, përgjegjësi dhe guxim mund të ndërtohet një Kosovë më e sigurt dhe me mirëqenie për të gjithë qytetarët.