Kryetari Elezaj përkujton Mujë Krasniqin: Heroi që u përjetësua në historinë e kombit

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka kujtuar me nderim dhe respekt të thellë 14 dhjetorin 1998, ditën kur ra heroikisht Mujë Krasniqi – Komandant “Kapuçi”.

Në mesazhin e tij përkujtimor, Elezaj theksoi se Mujë Krasniqi, së bashku me 41 bashkëluftëtarë, dhanë jetën për lirinë e atdheut, duke u përjetësuar përgjithmonë në historinë kombëtare si heronj të kombit, shkruan Klina info.

Statusi i plotë i Elezaj:

Më 14 dhjetor 1998, ra heroikisht për të mos vdekur kurrë Mujë Krasniqi, Komandant “Kapuçi”.

Ai, së bashku me 41 bashkëluftëtarë, ranë në tokën që e deshën me gjithë shpirt, por u ngritën në përjetësi, duke mbetur përgjithmonë në histori si heronj të kombit.

Rënia e Mujës ishte një humbje e madhe për bashkëluftëtarët e tij, por guximi, trimëria dhe sakrifica e tij u shndërruan në frymëzim të pashuar për ushtarët e UÇK-së, që të vazhdonin luftën deri në përmbushjen e amanetit të dëshmorëve, çlirimin e vendit.

Lavdi dhe mirënjohje e përjetshme dëshmorëve të kombit!