Dukagjini rikthehet në fushë, përballet me Drenicën të dielën në Klinë

FC Dukagjini rikthehet në fushë të dielën, ku do të përballet me FC Drenicën në kuadër të javës së 14-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Ndeshja do të zhvillohet më 23 nëntor 2025, nga ora 13:00, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. Pas paraqitjeve të fundit, Dukagjini synon të kthehet te fitorja dhe të vazhdojë garën me rezultate pozitive në kampionat.

Pritet një sfidë e fortë dhe me shumë interes, si për tifozët vendas, ashtu edhe për ata mysafirë, ndërsa skuadra jonë llogarit mbështetjen e vazhdueshme të tyre në tribunë.