Ademi pas fitores historike: Uroj dhe shpresoj të shihemi në Amerikë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar pas arritjes historike të play-offit për Botërorin 2026, duke shprehur kënaqësi dhe optimizëm për ndeshjet e ardhshme.

Ademi tha se kjo fitore i ka dhënë ekipit një ndjenjë qetësie, por ka theksuar se nuk është ende përfunduar gjithçka.

“Kemi edhe një ndeshje, do ta kalojmë bashkërisht si ndeshjet e fundit. Do të tentojmë të fitojmë ndaj Zvicrës për të treguar se jemi më meritorët në grup,” tha ai.

Ai gjithashtu falënderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetje, duke shtuar: “Ky është një emocion i veçantë për ne, sepse Kupa e Botës mbahet në Amerikë, një vend që na ka ndihmuar në luftë. Falënderojmë Amerikën që na ka ndihmuar dhe na ka vënë në pah si shtet. Uroj dhe shpresoj që të jemi bashkë në Amerikë.”, tha ai.