Ismet Munishi jep dorëheqje si trajner i KF Dukagjinit

Trajneri i KF Dukagjinit Ismet Munishi ka njoftuar dorëheqjen e tij nga posti, duke i dhënë fund rrugëtimit me klubin nga Klina.

Ai ka bërë të ditur se vendimi është marrë për arsye personale.

Në një postim falënderues, trajneri u shpreh:

“Faleminderit Klinë!
Rrugëtimi im te KF Dukagjini (Klinë) mbaron këtu. Për arsye personale jap dorëheqje nga posti i trajnerit.
Falemenderoj qytetarët e Klinës, Presidentin Fabian Veseli, Drejtorin Korab Desku, si dhe stafin e trajnerëve Ardian Basha, Ndue Pergjokaj, Valmir Bytyqi dhe Sejdi Morina.
Falemenderoj lojtarët për sakrificën dhe përkushtimin e tyre !
Klubit i dëshiroj shumë suksese në vazhdim!”

Me këtë njoftim, trajneri Munishi mbyll një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij, ndërsa KF Dukagjini pritet të emërojë së shpejti pasuesin në krye të skuadrës.