Zbulohet pllaka përkujtimore në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Kpuz

Në fshatin Kpuz të Komunës së Klinës do të mbahet ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të kombit nga ky fshat.

Ceremonia do të zhvillohet të shtunën, më 1 nëntor 2025, në orën 12:00, në qendër të fshatit Kpuz, ku pritet të marrin pjesë familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të institucioneve lokale, veteranë të luftës dhe qytetarë të shumtë.

Ky aktivitet organizohet në nderim të sakrificës dhe kontributit të atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.
Në njoftimin zyrtar theksohet mesazhi:

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit!”

Pllaka përkujtimore pritet të shërbejë si kujtesë e përhershme për brezat e rinj mbi çmimin e lirisë dhe rëndësinë e ruajtjes së vlerave kombëtare.