Nesër i jepet lamtumira e fundit ish-veteranit të UÇK-së, Zenun Berisha

Me dhimbje të thellë është bërë e ditur se ka ndërruar jetë Zenun Zymer Berisha, i lindur më 8 shtator 1968, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Klina Info.

Ceremonia e varrimit do të mbahet të enjten, më 30 tetor 2025, në orën 14:00, në Varrezat e Dëshmorëve në Grabanicë, ku familjarë, miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë do t’i japin lamtumirën e fundit njërit prej bijve që i shërbeu atdheut.

Të pikëlluar për humbjen e tij janë prindërit, bashkëshortja, fëmijët, vëllezërit, motrat dhe e gjithë familja Berisha nga Volljaka.

Ngushëllimet për të ndjerin do të pranohen në Odën e Volljakut.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!