Nxënësja Tana Camaj fiton Medaljen e Artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Shkencave NEO!

Një sukses i madh për shkencën dhe arsimin në Kosovë!

Tana Camaj, nxënëse e Gjimnazit “Luigj Gurakuqi” në Klinë, ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm në Olimpiadën Ndërkombëtare të Shkencave NEO, e mbajtur në Orlando–Miami, SHBA.

Tana u rendit ndër 10 nxënësit më të mirë në botë në lëndën e Kimisë, duke fituar Medaljen e Artë dhe duke përfaqësuar me dinjitet Kurset Shkencore – Klinë.

Ky sukses është dëshmi e talentit, përkushtimit dhe punës së palodhur të Tanës, por edhe një frymëzim i madh për të gjithë nxënësit që ndjekin rrugën e dijes dhe shkencës.

Urime për Tanën, për familjen, mësimdhënësit dhe për të gjithë nxënësit që përfaqësojnë Kosovën në garat shkencore kombëtare e ndërkombëtare!
Pasioni dhe suksesi juaj janë shembull për brezat që vijnë.