Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës për koalicion në Vushtrri para balotazhit që zhvillohet më 9 nëntor.
Kurti ka thënë se duan që këtë marrëveshje ta finalizojnë me një bashkëqeverisje të mirë, derisa i pranishëm ishte edhe kandidati për kryetar nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri.
Duam që më 9 nëntor këtë marrëveshje për bashkëqeverisje ta finalizojmë për punë të madhe ditë e natë në të mirë të qytetarëve të Vushtrrisë”, deklaroi Kurti.
Ndërsa, Tahiri ka falënderuar Kurtin për prezencën e tij për të arritur këtë marrëveshje para balotazhit.
“Dua të ju falënderoj për prezencën tuaj për këtë marrëveshje të arritur dhe dua që të vazhdojmë të bëjmë ndryshimin në komunën e Vushtrrisë”, tha kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë.
Vlen të ceket se nga rezultatet e deritanishm preliminare, Ferit Idrizi nga Partia Deomratike e Kosovës ka dalë i pari me 38.08 për qind apo 10,903 të votave.
Ndërsa, LVV ka dalë e dyta me 26.28 për qind dhe LDK e treta me 21.62 për qind.