Të dielën, skuadra jonë e Dukagjinit do të jetë nikoqire e Prishtinës së Re, në kuadër të javës së tetë të AlbiMall Superligës.
Ndeshja do të zhvillohet të dielën, më 5 tetor 2025, me fillim nga ora 15:00, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
“Ekipi ynë është gati për një tjetër sfidë të fortë në shtëpi, me synimin për të marrë tri pikë të rëndësishme para tifozëve tanë të zjarrtë.
Le ta mbështesim të gjithë Dukagjinin, sepse bashkë për Dukagjinin gjithçka është e mundur! “, thirrja e ekipit klinas.